Autori i vrasjes në Ndroq është kunati i Altin Hajrit! Tre vite më parë tentoi ta lironte pasi u kap me armë në Tiranë

1 Dhjetor 2024, 16:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Hajri / Pistoleta e Julian Gjoshit i arrestuar 3 vite më parë në Tiranë

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së një 50-vjeçari ditën e sotme në ambientet e lokal “Kështjellës” në fshatin Nroq.

Mësohet se ai është 26-vjeçari Julian Gjoshi me precedentë të mëparshëm penalë. Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, emër i njohur i botës së krimit..

Sipas dëshmive paraprake, Gjoshi i është afruar me këmbë shtetasit Alfred Dedja dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ai është larguar me një makinë “Benz” të zi.

Një prej pistave që policia po heton, është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Julian Gjoshi është arrestuar në janar të vitit 2021 në Tiranë, pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Policia i gjeti atij në makinë një pistoletë tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Ai është përsëritës në këtë krim, pasi edhe më herët ishte dënuar për armëmbajtje pa leje.

Emri i Julian Gjoshit ka dalë në aplikacionin e koduar “SKY ECC” kur Altin Hajri diskutonte për arrestimin e tij në vitin 2021 në Tiranë.

Gjoshi ishte dënuar në 23 dhjetor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit” dhe “Drejtimin e mjetit në gjendje të dehur”. Edhe në këtë rast, Hajri ofronte para që pistoleta që kishte kunati i tij me vete të konsiderohej "e paaftë" për qitje. Çelësi për ndryshimin e akuzës ishte testi balistik që do të bënte Policia e Shtetit.


Pamje nga vendngjarja


Video