Një person rreth të 50-ave është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Ndroq të Tiranës.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Alfred Dedja, banues në këtë fshat, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një person në ambientet e brendshme të lokalit “Kështjella”.
Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa forca të shumta të policisë ndodhen tashmë në vendngjarje.
Sipas dëshmive, autori është larguar fillimisht me këmbë dhe më pas me një makinë tip “Benz” ngjyrë të zezë. Policia është vënë në kërkim të tij si dhe ka ngritur postblloqe në disa pika. Dyshohet se autori është shtetasi Julian Gjoshi.
"Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar", njofton policia e Tiranës.