Arsenali i armëve në Nikël, shpallet në kërkim një person, dyshohet se iu siguroi armët ekzekutorëve të Gilmando Danit

14 Nëntor 2025, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një arsenal armësh është gjetur në Nikël të Fushë-Krujës. Arsenali u gjet gjatë kontrolleve për atentatin e ndodhur më 11 nëntor pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani alias Sheqeri.

Poseduesi është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve.

Janë gjetur municiaone të ndryshme si armë automatikë, mitroloz, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarrpërcjellës, granata si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

Atentati ndodhi pasi Gilmando Dani dhe miku i tij, Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, sapo ishin kthyer nga Barcelona. Autorët, me një automjet tip “Toytora” i pritën në rrethrrotullimin e Rinasit për të paktën 10 minuta. Sapo Mercedezi i bardhë, në të cilën ndodheshin, Dani dhe Shaljani, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tyre.  Makina e autorëve të krimit ishte vjedhur nëq Greqi më 22 tetor 2023, ndërsa targat po greke, rezultuan të vjedhura një vit më pas, në 2024.


Video