Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të jetë moti për sot

14 Nëntor 2025, 07:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Video