Policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Rinasit ka arrestuar një 26-vjeçar të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasit Anxhelo Kodra, i cili akuzohet për plagosjen me armë të 19-vjeçarit Rexhinaldo Kaçorri.
Ai kishte shkuar jashtë vendit pas plagosjes dhe është vendosur në pranga nga Policia e Rinasit, sapo ka zbarkuar në tokën shqiptare.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje“, e mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”." thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj tij, janë referuar materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit", pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme.
Plagosja e Rexhinaldo Kaçorrit ndodhi rreth një viti më parë në zonën e stadiumit “Dinamo”. Aldo dhe Klajdi Kodra qëlluan me armë zjarri pas një sherri me 19-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Por fatmirësisht pa dëme që mund t'i kushtonin jetën.
Klajdi Kodra vazhdon të jetë ende në kërkim nga Policia.