Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një plagosje me thikë është regjistruar paraditen e sotme në Maliq.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A.F., 39 vjeç, ka goditur me thikë në shpatull shtetasin A. Sh., 51 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në bllokun nr. 1 të qytetit.
Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. 51-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.