Arrestohet kryekomisari i Durrësit, shantazhoi dhe i mori 10 mijë euro qytetarit për të mos i mbyllur biznesin (EMRI-FOTO)

15 Gusht 2024, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gëzim Preçi

Një kryekomisar në qytetin e Durrësit është vënë në prangat e Agjentëve të Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet se ka shantazhuar një biznesmen duke i marrë 10 mijë euro.

Me detyrë shef i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve, Gazmir Preçi, është arrestuar pas hetimeve të SPAK, ku u zbulua se i kishte kërkuar një qytetari 20 mijë euro për të mos i mbyllur biznesin.

Nga këto, ai kishte arritur të merrte 10 mijë euro.

Preçi rezulton i hetuar në gjendje të lirë edhe për lejimin e kultivimit të kanabisit në Fier në vitin 2021.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar G.P., me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Arrestohet kryekomisari i Durrësit, shantazhoi dhe i mori 10 mijë euro
Gëzim Preçi

Video