Arrestimi i Olti Bistrit, pak ditë më parë u emërua te Drejtoria e Krimeve. Ja për çfarë akuzohet

27 July 2023, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Olti Bistrit, pak ditë më parë u emërua te
Oltion Bistri

Oltion Bistri i arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit dhe SPAK pak ditë më parë ishte emëruar në Drejtorinë e Krimeve duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në vjet në shkurt.

Mësohet se Bistri akuzohet për ndikim të paligjshëm, korrupsin ekspoziv të të dhënave sekrete në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa tani do të mbajë detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije se Bujar Ahmeti, i cili u zëvëndësua nga Oltion Bistri, transferohet në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

 


Video