EMRI/ Nudo para derës së Prokurorisë Tiranë, zbulohet pse protestoi kolumbiania!

26 July 2023, 17:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Nudo para derës së Prokurorisë Tiranë, zbulohet pse
Ne foto: Claudia Sofia Carre Jaimes

Një vajzë nga Kolumbia, e quajtur Claudia Sofia Carre Jaimes ka zgjedhur një formë të veçantë proteste në Shqipëri.

Ajo ka vendosur të zhvishet nudo përpara Prokurorisë së Tiranës. 

 “E pashë si të vetmen mënyrë për të kërkuar të drejtën time, unë kam ngecur në Shqipëri, nuk më japin pasaportën, nuk është veprim i turpshëm”, mësohet të ketë thënë e reja.

Video e protestës para gjykatës:


Vajza është kapur me 5 gramë lëndë narkotike teksa ka hyrë në vendin tonë, ajo është proceduar penalisht dhe ka hyrë në proces gjyqësor.

Për shkak se gjyqi është zvarritur dhe pasaporta po i mbahet në prokurori, ajo ka vendosur të protestojë duke u zhveshur nudo.

Vajza ka qëndruar 5 minuta para prokurorisë dhe është larguar pasi u vesh./VoxNews


Video