I bëjnë pritë, ekzekutohet me pesë plumba shqiptari në Greqi (EMRI)

27 July 2023, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I bëjnë pritë, ekzekutohet me pesë plumba shqiptari në
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik të Greqisë, teksa po dilte nga makina për të hyrë në pallatin e tij në rrugën Vizyinou.

Erald Jonuzi është viktima e atentatit që tronditi Selanikun mbrëmjen e shkuar.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur reth orës 00:50, kur 37-vjeçari po kthehej i vetëm për në shtëpinë e tij dhe pasi parkoi makinën ai u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin për ta vrarë.

Sipas informacioneve nga policia, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë drejt 37-vjeçarit, derisa në vëndngjarje ka mbërritur autoambulanca, ku ka gjetur trupin e 37-vjeçarit në trotuar.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar me pesë plumba në trup.

I riu është transportuar në spital, por ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.


Video