Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit, pak ditë më parë nga spitali i Durrësit.
Gjykata vendosi “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve.
Masat e sigurisë:
Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje
Kryeinfermier Aulon Çuku – Punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi