
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar animimin e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros ndaj sendeve personale.
Vendimi është marrë nga gjykatësi Engert Pëllumbi pas tërheqjes nga çështja të gjyqtares Ilirjana Olldashi. Pëllumbi ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Xoxa kishte kërkuar të hiqej sekuestro ndaj telefonit të saj si dhe sendeve të tjera personale të sekuestruara nga SPAK në kuadër të hetimit ndaj saj dhe bashkëshortit, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratiktë përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin eankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur mekundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”,dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.