Apeli i GJKKO pezullon burgun për ish-kryebashkiaken e Libohovës, e konverton në shërbim prove!

19 March 2025, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO pezullon burgun për ish-kryebashkiaken e Libohovës, e
Luiza Mandi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar deklarimin fajtore të ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Apeli i GJKKO pezulloi dënimin me 8 muaj burg për Luiza Mandin, duke e konvertuar në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Ish-kryebashkiakja e Libohovës u gjykua dhe dënua pas kallëzimit në SPAK të një qytetari, që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge.

Sipas tij, ndonëse qytetarit i ishte premtuar se do t’i riparohej prona, kjo gjë nuk ndodhi. SPAK konstatoi se qytetari i ishte cënuar prona private.


Video