Abuzimet me detyrën, Altin Dumani kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës!

19 March 2025, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abuzimet me detyrën, Altin Dumani kërkon shkarkimin e kryeprokurorit
Altin Dumani

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, pasi listoi shkeljet e këtij të fundit.

Altin Dumani i cili përfaqëson Institucionin e Prokurorit Publik në këtë seancë, është shprehur se Erjon Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore, duke mos sekuestruar kamerat e sigurisë.

“Kërkoj ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erjon Shehaj”, u shpreh në seancë drejtuesi i SPAK, i cili ka marrë kompetencat e Institucionit të Prokurorit Publik pas përfundimit të procesit të vettingut.

Gjatë renditjes së shkeljeve të Kryeprokurorit të Lezhës, Altin Dumani u ndal tek dy cështje të hetuara nga Erjon Shehaj, në të cilat sipas tij janë konstatuar shkelje.


Video