Apeli i GJKKO kthen në qeli biznesmenin Ervis Lami, mori tendera nga drejtori i ARRSH, Evis Berberi!

25 Korrik 2024, 10:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evis Berberi/ Ervis Lami

Apeli i GJKKO ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami, ortakun e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.

Kujtojmë që më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie

SPAK shprehet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës. Berberi ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Video