Kurti kërkon të mos heroizohet Faton Hajrizi: Patriot i Kosovës është Afrim Bunjaku

24 Korrik 2024, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti

Në qytetet të ndryshme të Kosovës janë vendosur pankarta me fotografi të Faton Hajrizit, të cilat e cilësojnë atë si hero.

Këto pankarta janë vendosur në disa qytete si Skënderaj dhe në sheshin “Adem Jashari”, ku shkruhet: Dy duar për një kokë e kokën për atdhe.

Kurti kërkon të mos heroizohet Faton Hajrizi: Patriot i Kosovës

Duke marrë parasysh që këto pankarta janë bërë virale në rrjetet sociale, një reagim lidhur me atë që po ndodh ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Albin Kurti u shpreh se Faton Hajrizi nuk është hero duke u kërkuar qytetarëve që të vetëpërmbahen.

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizmit të tij. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë, patriot janë edhe 23 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës”, tha Kurti.

Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe të premten e kaluar (19 Korrik). Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Loznicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic.

Video