Ambasada Britanike zbulon marrëveshjen me SPAK: Do i ndihmojmë për tre vitet e ardhshme

14 Prill 2025, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasada Britanike në Tiranë

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sundimin e ligjit në Shqipëri, përmes një partneriteti me Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në një postim zyrtar, ambasada bëri të ditur se përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë Britanike (GCSI), ka ndihmuar SPAK-un në hartimin dhe zbatimin e një Strategjie të Komunikimit, që synon forcimin e transparencës dhe komunikimit të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kjo Strategji Komunikimi është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e tij për tre vitet e ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara,” – thuhet në deklaratën e ambasadës.

Postimi i Ambasadës Britanike: 

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

Video