VIDEO/ Vazhdon SKANDALI në Tiranë, ende furnizohen me ujë të ndotur!

14 Prill 2025, 15:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Uji i ndotur vazhdon të mbushë rubinetat e shtëpive në Tiranë.

Në një video të publikuar nga faqja e Facebook "Lolita" duket se asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse çështja është bërë publike disa ditë më parë.

Edhe sot, uji në filtrat e pallateve vjen i ndotur, si tregues se asgjë nuk ka ndryshuar.

Pamjet janë të qarta dhe "flasin" vetë për rrezikun që mund t'u kanoset banorëve që përdorin ujin për të cilin paguajnë. 


Situata nuk ka ndryshuar edhe pse për rastin Krimi Ekonomik ka nisur një hetim në terren, ku po shqyrtohet çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit.

Në pyetje është marrë Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira.

Ndërkohë, përpos hetimit të nisur nga Krimi Ekonomik, pritet që ngjarja të ndiqet edhe nga SPAK pas kallëzimit të bërë ndaj Skerdi Drenovës, kreut të UKT-së dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani.

Denoncimi në Prokurorinë e Posaçme u bë nga gazetari Arsen Rusta, i cili ka kallëzuar kreun e Ujësjellës Kanalizime Tiranë si dhe kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës.

Veprat penale për të cilën janë kallëzuar janë: shpërdorim detyre, ndotje e ujit, krim kundër njerzimit dhe vepra të kryera në bashkëpunim./Zeri

Video