Aksioni me urdhër të SPAK në Peqin, bastiset banesa ku dyshohej se strehohej Talo Çela

21 December 2022, 09:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksioni me urdhër të SPAK në Peqin, bastiset banesa ku dyshohej

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e të martës në qytetin e Peqinit.

Mësohet se janë kontrolluar disa ambiente, banesa, në të cilat dyshohet se fshiheshin persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Burimet thanë për mediat se aksioni kishte si synim gjetjen e personit të shumëkërkuar nga policia, Talo Çela.

Aksioni policor është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, miratuar dhe nga Gjykata e Posaçme GJKKO.


Video