Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 August 2025, 18:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy
Godina e SPAK

Zbardhen emrat e dy inspektorëve të IMT-së të arrestuar gjatë një aksioni të SPAK dhe Policisë, si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Në pranga kanë përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

Operacioni i SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit ka ardhur në bazë të një kallëzimi që është bërë nga një qytetar, i cili ka pretenduar se disa persona i kanë kërkuar para në këmbim qe të mos i prishnin tenden e lokalit të tij.

Punonjësit e Inspektoriarit të mbrojtjes së territorit dyshohen se kanë kryer veprën penale të korrupsionit. Sipas informacioneve , ata janë dy specialistë/ inspektorë.


Video