EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi resortin luksoz ‘Saint Michelle Residence’ pa leje në Durrës!

27 August 2025, 13:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi resortin
Saint Michelle Residence’

Ky është resorti luksoz ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar sot nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë (viti 2017).

Godina, shtëpi, ambiente luksoze me palma dhe pishina, për të cilat po bëhen aktualisht hetime të thelluara, nëpërmjet shqyrtimit edhe të dokumentacioneve në Kadastër.

Policia në njoftimin zyrtar deklaronte për disa shtëpi pushimi pa leje, por ka dyshime se i gjithë objekti është në paligjshmëri, ndaj edhe po kryhen verifikime dokumentacioni.

EMRI/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT, akuzohet se ndërtoi resortin



Video