KREDO dhe IUTE fusin dorën thellë në xhepat e qytetarëve, mbi 31...
18 Gusht, 12:21Fokus
Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në fshatrat e Lumit të Vlorës ku deri më tani raportohet për disa të arrestuar, mes tyre një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe të tjerë që janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 armë të llojit pistoletë dhe një automjet i blinduar.
Dje u raportua se operacioni në fjalë ishte duke u zhvilluar në kuadër të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 7 qershor ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Kevi Lazaj.
Mësohet gjithashtu se është arrestuar Turi Aligjoni.