Aksident tragjik në Kurbin/ Përplaset dy makina, vdes 2-vjeçari (EMRAT)

24 Janar 2023, 18:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambulanca foto ilustruese

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në kryqëzimin e Fushë-Kuqes në Kurbin.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeç. Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se mjeti që drejtohej nga Endri Toma, ka përplasur mjetin ku udhëtonte çifti Albi dhe Imelda Rexhepi së bashku me vogëlushin 2-vjeçar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Video