Aksident në Vlorë, e reja me Audi përplas këmbësorin

2 August 2022, 22:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Vlorë, e reja me Audi përplas këmbësorin
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit dhe gjendja shëndetësore e 55-vjeçarit, i cili u plagos nga një 26-vjeçare duke drejtuar automjetin tip “Audi” .

“Sot, rreth orës 22:00, në lagjen “24 Maji”, shtetasja S. B., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka aksidentuar shtetasin R. D., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin,”- sipas Policisë.


Video