Polici me skaf i mori jetën, familja i jep nesër lamtumirën e fundit Jonadës (Foto e vogëlushes që humbi jetën në Potam)

2 August 2022, 22:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Polici me skaf i mori jetën, familja i jep nesër lamtumirën e
Qytetarët, homazhe për 7-vjeçaren që vdiq në Potam! Ndezin qirinj tek Kryeministria

Ngjarja që ndodhi në Potam të Himarës ka tronditur opinionin publik. 7-vjeçarja humbi jetën teksa po qëndronte në breg pasi u përplas nga një skaf.

Jonida Avdia, vetëm 7 vjecce, ishte në bregun e detit, bashkë me prindërit, kur skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase e goditi për vdekje.

Arjan Tase aktualisht ishte Shef i policimit në Komunitet në Elbasan, ndërsa ai ka thënë në polici se skafi kishte pësuar një defekt teknik. Por dëshmitarë të ngjarjes thanë se Tase ka tentuar të largohet kur ka parë trupin e pajetë të fëmijës. Ka qenë këmbëngulja e pushuesve që e kanë kapur skafin duke mos e lejuar të largohet, ndërsa i bërtisnin autorit të ngjarjes duke i thirrur “Kriminel”.

Ndërkohë, familja do ti japë nesër në Tiranë lamtumirën e fundit Jonadës.

“Shokë dhe miq, ju njoftojmë me hidhërim të thellë vdekjen e mbesës tonë Jonada Bledar Avdia, në moshën 7-vjeçare, nga një aksident tragjik në plazhin e Himarës.

Varrimi bëhet dt. 03.08.2022, ora 15:00, në adresën: Familja Avdia, Rruga "Stanislav Zuber", afër Intesa San Paolo Bank Laprakë”, njoftoi familja.

Polici me skaf i mori jetën, familja i jep nesër lamtumirën e
Jonada Avdia

Sonte, qytetarë të ndryshëm u mblodhën para Kryeministrisë këtë të martë dhe ndezën qirinj si homazh për 7-vjeçaren që humbi jetën në plazhin e Potamit në Himarë.

Ky ishte rasti i tretë në plazhet e jugut ku në incidente përfshiheshin gomonet dhe jet skitë. Më herët në Jalë mbeti i plagosur një çift, ndërsa në plazhin e Jonufrës në Vlorë u plagos një fëmijë tjetër nga një gomone.

 


Video