Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec.
Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet Audi dhe Benz janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 3 persona, një 25-vjeçar me inicialet E.Xh. dhe dy vajza 22-vjeçare.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa të lënduarit janë dërguar në spital.
Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.