Aksident në Pogradec/ Makinat bëhen copash, plagosen 3 persona!

5 December 2025, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Pogradec/ Makinat bëhen copash, plagosen 3 persona!

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, kur automjeti me drejtues shtetasin P. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P.

Njoftimi i policisë:

"Si pasojë, është dëmtuar shtetasi R. P. dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.

Shoferi i mjetit tjetër, P. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Nga përplasja e fortë makinat janë bërë copash, duke pësuar dëmtime të rënda, teksa efektivët ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Video