Aksident në Milot/ Lëndohen katër persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

16 November 2022, 16:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Milot/ Lëndohen katër persona, dërgohen me

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Thumanë- Milot, pranë fshatit Gjorem. Aksidenti ka ndodhur kur një makinë ka goditur nga pas një mjet tjetër, e për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona, një çift bashkëshortësh zvicerian dhe një grua shqiptare që ndodheshin te makina që doli nga rruga, si edhe drejtuesi i mjetit që u godit nga pas.

Të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Video