Varshava: Raketat që ranë në territorin tonë i përkasin ushtrisë ukrainase

16 November 2022, 12:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Varshava: Raketat që ranë në territorin tonë i përkasin

Shpërthimi i raketave në Poloni, ka alarmuar ndërkombëtarët. Së fundmi një reagim zyrtar ka ardhur nga Varshava, pasi rusët dhe ukrainasit akuzojnë njëri-tjetrin.

Varshava thotë se raketa është ukrainase.

“Raketa që ra në Poloni me siguri është e lëshuar nga Ukraina”, kështu deklaroi ndër të tjera presidenti polak Andrzej Duda, duke shtuar se “nuk kemi prova të sakta që do të na lejonin të konkludojmë se ishte një sulm ndaj vendit tonë”.

Rënia e raketës, e cila i përket sistemit të mbrojtjes kundërajrore të Kievit, tha presidenti polak, ndoshta mund të jetë një ‘aksident fatkeq’.

Për shkak të rënies së raketave në territorin e saj, Polonia ngriti gatishmërinë luftarake dhe po mendohet edhe aktivizimi i nenit 4 të aleancës së NATO-s.


Video