Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 11 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit, ku operacioni është ende në vijim.
Mësohet se prej 11 urdhër-arresteve , 5 persona janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë ende në kërkim, ku 5 prej këtyre të fundit dyshohet se ndodhen jashtë vendit.
Mes personave të arrestuar është dhe biznesmeni Arben Dervishaj, i cili është dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve.
Mësohet se është ushtruar kontrolle në disa banesa, ku një prej tyre është dhe ajo e biznesmenti Arben Dervishi. Operacioni është duke u ekzekutuar nga Operacionalja dhe BKH-ja.
Lidhur me inceneratorin e Fierit, ndodhen në burg ish-ministri Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako.
11 emrat për të cilët është lëshuar urdhër-arresti:
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza
Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervishaj
Giusepe Ciafalone.