Përplasi këmbësorin në vijat e bardha, shoqërohet shoferja "gangstere" në Tiranë

16 November 2022, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasi këmbësorin në vijat e bardha, shoqërohet

Një 46-vjeçare e identifikuar si B.R., është shoqëruar në komisariat pasi përplasi këmbësorin në vijat e bardha. Pas kësaj, ka dalë nga makina dhe të dy po debatonin derisa shoferja e makinës tip ‘Benz’ e ka kapur nga fyti dhe e ka shtyrë.  

Reagimi i policisë erdhi pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.   

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip "Benz", ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve”, njoftoi policia.


Video