BKH “rrethon” portin e Durrësit, dyshime për ngarkesa kokaine në kontejner bananesh

16 November 2022, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BKH “rrethon” portin e Durrësit, dyshime për ngarkesa
Porti i Durrësit

Sërish kontrolle për drogë në portin e Durrësit.

Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se po kontrollohen ngarkesat në kontenier dhe strukturat metalike të tyre të cilat janë ngarkuar me banane te kompanise Banaking.

Pas ngjarjes së fundit me gjetjen e kokainës në kompaninë Banaking, janë ushtruar kontrolle manuale duke i kaluar kontenierët jo vetëm në skaner, por duke u kontrolluar fizikisht dhe me qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët narkotike.


Video