Aksident në hyrje të Pogradecit, “Benzi” me shpejtësi përplaset me pemët

20 September 2025, 22:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në hyrje të Pogradecit, “Benzi” me shpejtësi
Aksidenti në Pogradec

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyre të qytetit të Pogradecit. Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë  është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.

Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.


Video