Aksident i rëndë në Lushnje-Fier, plagoset nëna me dy fëmijët

20 September 2025, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Lushnje-Fier, plagoset nëna me dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnje-Fier, ku një automjet ku udhëtonin burrë e grua dhe dy fëmijët, është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni që dyshohet se i ka zënë rrugën.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video