FOTO/ Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin GREKO-SHQIPTAR, dr*ga u fut nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës!

20 September 2025, 12:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin GREKO-SHQIPTAR, dr*ga u fut nga
GREKO-SHQIPTAR

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.

Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi.

Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë.



Video