Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur! (Emrat)

28 July 2026, 21:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i
Bilaj

Në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës ka ndodhur një aksident me vdekje.

Dy automjete, një Volkswagen që drejtohej nga Viktor Doda dhe një Benz që drejtohej nga Kristjan Laska, janë përplasur.

Viktor Doda, banor i fshatit ka humbur jetën.

Sipas policisë, shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Laska.

Ky i fundit është plagosur rëndë dhe është dërguar te Spitali i Traumës.


Video