"Sinjalistikë janë gurët"/ Skandali me rrugën e Polisit në Librazhd, prej muajsh e shembur! (Rrezikohet jeta e banorëve)

28 July 2026, 16:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sinjalistikë janë gurët"/ Skandali me rrugën e
Fshati Polis në Librazhd

Rruga kryesore e Polisit që lidh disa fshatra me Librazhdin është kthyer në një rrezik të madh për banorët e zonës dhe të gjithë kalimtarët.

Që prej shkurtit të këtij viti kur u shemb rruga Librazhd-Prrenjas, ky aks rrugor ka mbetur në të njëjtën gjendje pa asnjë ndërhyrje.

Sinjalistika e vetme në këtë rrugë duket se janë gurët që kanë rrethuar pjesën ku ka patur shembje.

Ndërsa siç shihet në pamje rruga nuk duket aspak e sigurt dhe rrezikon jetën e banorëve të Polisit dhe Mirakës.


Video