Raporti i OSAC për protestat në Shqipëri: Nisën për mjedisin, u kthyen në revoltë kundër korrupsionit

28 July 2026, 14:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Raporti i OSAC për protestat në Shqipëri: Nisën për

Protestat që përfshinë Shqipërinë gjatë vitit 2026 dhe zgjatën për 59 ditë janë përfshirë në një raport të OSAC (Overseas Security Advisory Council), strukturë e lidhur me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas raportit, tubimet nisën si protesta mjedisore kundër një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, por më pas morën një dimension më të gjerë politik dhe shoqëror.

“Protestat nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore”, thuhet në raport.

Dokumenti vlerëson se lëvizja qytetare u shndërrua më pas në një reagim më të gjerë kundër qeverisë, ku protestuesit ngritën shqetësime për korrupsionin institucional dhe funksionimin e institucioneve publike.

“Në vitin 2026, protesta të mëdha vunë në shënjestër një projekt për një resort luksoz në ishullin e Sazanit. Tubimet nisën si demonstrata mjedisore lokale, por kur policia i shpërndau ato, mijëra shqiptarë dolën në rrugët e qyteteve kryesore. Protestat u zgjeruan duke përfshirë thirrje kundër korrupsionit qeveritar, ndërsa disa prej tyre degjeneruan në dhunë”, thuhet më tej në raportin e OSAC.


Video