Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Këmbësori po tentonte të kalonte trafik-ndarësen, përplaset nga kamioni

7 February 2024, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Këmbësori
Pamje nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Shkozetit, ku një automjet ka goditur një kalimtar.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se një këmbësor ka tentuar të kalojë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, duke kaluar edhe trafikndarësen dhe është përplasur nga një kamion.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa personi i aksidentuar është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Video