Iu gjet municion luftarak në banesë dhe vinte baste me celular, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

7 February 2024, 08:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu gjet municion luftarak në banesë dhe vinte baste me celular,
Celularët e sekuestruar

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur qindra fishekë luftarakë pa leje.

Në pranga ka rënë Ylli Agasi. Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe gjatë kontrollit të banesës së tij në lagjen nr.10 u gjetën 773 fishekë luftarakë.

Gjithashtu u zbulua se 49 vjeçari vinte baste sportive online.

Policia sekuestroi fishekët dhe celularin e të arrestuarit, ndërsa materialet për veprimet proceduriale i kaluan gjykatës së Durrësit.


Video