Aksident i rëndë në rrugën e lumit të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë (VIDEO)

22 March 2026, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në rrugën e lumit të Vlorës, dy
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të diel, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Ford”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Video