Tensionet në protestën e PD-së, digjet një makinë policie, protestuesit drejt ish-Bllokut

22 March 2026, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në protestën e PD-së, digjet një makinë
Protesta e opozites

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me mbështetësit, i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.

Pak më parë protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të selisë së Partisë Socialiste. Si pasojë e flakëve, është përfshirë edhe një automjet i policisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

 

 


Video