Aksident i rëndë në Pukë, makina “fluturon” 300 metra në humnerë

8 Tetor 2025, 23:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Qafë Mali Fierzë.

Sipas informacioneve paraprake automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 300 metra në humnerë.

Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë ndodhen në terren.

Dyshohet se shoferi Prendush Kola ka ndërruar jetë, por terreni i vështirë vështirëson punën e forcave të policisë për të nxjerrë të plagosurit.

Aksi në fjalë njihet për aksidentet e rënda me pasojë vdekjen ku ndër vite banore të Pukës, Fushë-Arrëzit e Tropojës, kanë humbur jetën si pasojë e rrugës së rrezikshme me humnera.


Video