Aksident i rëndë në “bypass”-in e Vlorës, një i vdekur dhe një i plagosur nga përplasja e fuoristradës me kamionin

12 June 2024, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në “bypass”-in e Vlorës,
Pamje nga aksidenti

Një person ka ndërruar jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në “bypass”-in e Vlorës, ku një makinë fuoristradë është përplasur me një kamion.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa fuoristrada është përmbysur në mes të rrugës.

Edhe gjendja e të plagosurit raportohet se është kritike. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.


Video