7 prej 12 të plagosurve në aksidentin e furgonit të Beratit janë në gjëndje të rëndë (mes tyre dhe një fëmijë)

30 June 2026, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

7 prej 12 të plagosurve në aksidentin e furgonit të Beratit

Policia bën me dije se 7 prej 12 të plagosurve të aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhen në gjëndje të rëndë.

Mes tyre është edhe një fëmijë.

Një prej pasagjerëve ndërkohë, ka shkuar në spital i vdekur.

“Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë - Durrës

Në QSUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur).

Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete”, bën me dije Policia.

Dyshohet se shkak i aksidentimit të furgonit të linjës Berat-Tiranë, ka qenë një atak kardiak i drejtuesit të furgonit.


Video