Aksidentohet furgoni me pasagjerë në autostradën Tiranë-Durrës, një prej udhëtarëve humb jetën. Plagosen 15 të tjerë

30 June 2026, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidentohet furgoni me pasagjerë në autostradën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë, raportohet se një pasagjer ka humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Aksidentohet furgoni me pasagjerë në autostradën


Video