54-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

7 April 2022, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
54-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një person është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës, në zonën e Laprakës.

Mësohet se 54 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendgjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe forca të shumta policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë

Më datë 07.04.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video