Zbulohen 10 sera me kanabis në Thumanë

7 April 2022, 09:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohen 10 sera me kanabis në Thumanë

10 sera për kultivimin e kanabisit janë zbuluar në fshatin Shkozë-Bardhë në Thumanë.

Policia ka arrestuar Qemal Ferhatin dhe u shpall në kërkim djali i tij Ardit Ferhati, sepse në truallin pas banesës së tyre janë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi Klisman Lika, i cili është kapur në flagrancë duke punuar në ambientet e serës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së shtetasit Qemal Ferhati, kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.  

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Video