Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këshilli i Ministrave ka emëruar dy prefektë të rinj në Qarkun e Durrësit dhe në Qarkun e Lezhës.
Kështu, me VKM u lirua nga detyra prefekti i Durrësit Roland Nasto dhe në vend të tij u emërua Emiljan Jani.
Ndërsa, prefekti i Lezhës Gjokë Jaku i cili një ditë më parë njoftoi dorëheqjen, sot është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave dhe në vend të tij u emërua Gjergj Prendi.
Vendimet kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe janë botuar në Fletoren Zyrtare.