Lezha pa energji elektrike prej orës 03:00 të mëngjesit, po punohet për riparimin e defektit

7 April 2022, 08:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lezha pa energji elektrike prej orës 03:00 të mëngjesit, po
Foto ilustruese

Qyteti i Lezhës dhe disa fshatra rreth tij janë pa energji elektrike që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Shkak për mungesën e energjisë është një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kë në Dajç në nënstacionin e Lezhës.

OSHEE po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Në qarkun e Lezhës aktualisht me energji elektrike është vetëm zonë e Bregut të Matit, pasi furnizohet me energji nga nënstacioni i Rrilës.


Video